Përshkrimi i Produktit
Onails S43 forcon dhe mbron thonjtë e brishtë.
Falë formulimit të tij unik, forcon strukturën e pllakës së thonjve, duke reduktuar shqetësimet e bezdisshme që sjell brishtësia e thonjve, si p.sh. thyerja e sipërfaqes së thonjve dhe e skajeve.
Rekomandohet në trajtimin e thonjve të brishtë, të hollë, të cilët priren të thyhen lehtësisht.
Ky solucion përmban:
- Keratinë: Proteina kryesore që gjendet tek thonjtë, me përmbajtje të lartë squfuri, elementi që siguron rezistencë.
- Panthenol (pro-vitamina B5): I domosdoshëm për të mbajtur lëkurën, flokët dhe thonjtë e shëndetshëm sepse mbështet procesin e keratizimit.
- Mineralet aktivë – Silic, magnez, bakër, hekur dhe zink janë oligoelementë (elementë gjurmë thelbësorë) që forcojnë keratinën.