Yanola – Pregna
Çmimi i rregullt
Lek 3,042.00
Lek 3,380.00
/
Pakëson defektet që mund të shkaktohen gjatë lindjes në tru dhe në palcën kurrizore
Mbështet zhvillimin e trurit dhe të shikimit te fetusi; pakëson rrezikun për preeclampsia (një komplikacion në shtatzëni, që karakterizohet nga presion i lartë i gjakut dhe dëmtim i veshkave apo mëlçisë së nënës)
Rrit furnizimin me oksigjen
Përmban:
- Vitaminën C, e cila mbështet rritjen dhe zhvillimin normal të fetusit dhe ndihmon në përthithjen e hekurit
- Vitaminën K, e cila shkon në mëlçi dhe është e nevojshme për një proçes normal koagulimi
- Zink dhe selen, me veti antioksiduese
- Ekstraktet e xhinxherit, të cilat ndikojnë pozitivisht në parandalimin e të përzjerave dhe problemeve me tretjen
- Probiotikë, të cilët ulin aciditetin e stomakut, pakësojnë fenomenin e konstipacionit, forcojnë sistemin imunitar të foshnjës dhe ulin rrezikun për shfaqjen e diabetit gestacional
- CoQ10, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut.
Formulimi përmban dhe EPA dhe DHA. DHA -ja është i rëndësishëm për zhvillimin e sistemit nervor te fetusi, për rritjen dhe zhvillimin normal, si dhe për përmirësimin e shikimit. EPA merr pjesë në përgjigjet inflamatore, forcon imunitetin dhe mbështet funksionimin normal të zemrës.
Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore.
Përdorimi:
Rekomandohet të konsumohet një kapsulë dhe një tabletë në ditë, e shoqëruar me një gotë ujë. Për një përthithje më të mirë, këshillohet që të merren gjatë ushqimit. Mos tejkaloni dozat ditore të lejuara.
Në stok - Gati për t'u dërguar