website Shkoni te përmbajtja

Kërko...

Dermatiti Atopik

Dermatiti Atopik

  • by Pink dhe Blu Pharm

DERMATITI ATOPIK

Cfare eshte dermatiti atopik ?


Dermatiti atopik, i cili quhet ndryshe ekzemë ose rrjebull, është sëmundja kronike më e shpeshtë e lëkurës. Ajo mund të shfaqet në të gjitha moshat, por është më e shpeshtë në fëmijëri. 
Në varësi të kushteve të lëkurës ndahet në disa lloje ku përfshihen: dermatit atopik, dermatit nga një kontakt alergjik, dermatit nga një kontaktues irritues, si dhe dermatiti seborrheic.

Cilat janë shkaqet që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes?


Dermatiti atopik është një sëmundje inflamatore e lëkurës në të cilën është prishur barriera mbrojtëse. Kjo bën që lëkura të humbasë lagështinë dhe të bëhet e thatë. 
Ndër faktorët e jashtëm që ndikojnë ne acarimin e dermatitit atopik përfshihen: detergjentët, ndryshimet e temperaturës dhe lageshtisë në ambient, alergenet ushqimore në fëmijërinë e hershme dhe me pas alergenet e ajrit (mikroorganizmat e pluhurit të shtëpisë, polenet, epitelet e kafshëve shtëpiake), stresi, etj.

Me cfarë shenjash klinike shoqërohet kjo sëmundje?


Dermatiti atopik në formën më të shpeshtë të tij paraqitet si: “ekzemë kontakti”, e cila përfshin një reaksion të lokalizuar në lëkurë me skuqje, kruajtje dhe djegie, si rezultat i kontaktit të drejtpërdrejtë të lëkurës me një ngacmues.
Dermatiti seborrheik shkakton skuqje të lëkurës dhe plasaritje. Karakteristikë në rrjebull është lëkura e thatë që shoqërohet me të kruara. Në zonat e acaruara lëkura është e ashpër, e skuqur, me flluska të vogla që lëngëzojnë. Lëkura e thatë nxit të kruarat dhe kruajtjet apo fërkimet rrisin irritimin e lëkurës. 
Tek foshnjat, dermatiti atopik shfaqet më shpesh në kokë dhe fytyrë. Te fëmijët më të rritur dhe tek adultet është karakteristike shfaqja në palosjen e bërrylave, gjunjëve dhe qafe.

Si kurohet kjo sëmundje?


Në shumicën dërrmuese, dermatitis vetëm mund të trajtohet dhe në rastet e irritimeve të lehta, mund të kemi deri në zhdukjen e tyre. 


Këshilla për nënat

1.    Lajeni lëkurën me ujë të ngrohtë jo të nxehtë,pas larjes thajeni mirë.
2.    Shampo që përdorni për bebushin duhet të jetë specifike per lëkurë delicate,të thatë dhe me prirje ekzeme.
3.    Përdorni peshqir të pambuktë dhe të butë.
4.    Lajini rrobat me detergjentë specifikë për bebe.
5.    Kujdes nga nxehtësia e tepërt në shtëpi sepse than ajrin dhe lëkuara priret të thahet.

Sugjerime


1.    Kombinimi I setit nga BABE me krehrin Frida Baby
2.    Linja Mustela me krehrin Dr.Broën


Cradle cap shampoo 

Shampo kundër rrjebullës që ndihmon në parandalimin e rrjebullës deri në eleminim. Të aplikohet në skalpin e kokës dhe të lihet të veprojë për disa minuta. 

 

Cradle cap emulsion
Emulsion për raste specifike me dermatit atopic. I përshtatshëm për skalpin e kokës dhe fytyrën e bebit. Riparon,zbut,qetëson lëkurën dhe bën të mundur rigjenerimin e saj. Sugjerim* lyjeni kokën ose zonat ë tjera të irrituara,lëreni të veprojë për 15 min pastaj lajeni me shampon cradle cap.


Frida Baby flakefixer 
Set me tre pjesë. Përdorni sfungjerin për të shkumezuar butësisht kokën e foshnjes me shampo ose vaj. Masazhoni me levizje rrethore me furcën për të shkëputur koret nga koka. Përdorni krëhrin e drejtimit të flokëve për të larguar koret e shkëputura nga skalpi I kokës.

Mustela Cradle Cap Cream
Përkujdesja Soin Croûtes de lait Mustela është krijuar posaçërisht për lëkurën e të sapolindurve: qetëson dhe hidraton lëkurën e kokës për të larguar krustat e qumështit dhe kufizon rishfaqjen e tyre që nga dita e parë e lindjes.

 

Set me Kreher dhe furce 
Përdorni furcen për të shkumezuar butësisht kokën e foshnjes me shampo ose vaj. Masazhoni me levizje rrethore me furcën për të shkëputur koret nga koka. Përdorni krëhrin e drejtimit të flokëve për të larguar koret e shkëputura nga skalpi I kokës.

 

 


Shto udhëzime speciale për porosinë tuaj
Kupon Kode
Dërgo Lart