website Shkoni te përmbajtja

Kërko...

Lija e dhenve - Varicela

Lija e dhenve - Varicela

  • by Pink dhe Blu Pharm

Lija e dhenve- Varicela

Cfarë është varicela?
Është një sëmundje shpërthyese, shumë ngjitëse që shkaktohet prej virusit herpetik të “variçela-zoster”. Ky është një virus që shkakton dy sëmundje: zjarrin e natës (Herpes-Zoster) dhe line e dhenve (Variçela).

Cili është burimi i infeksionit të Lisë së dhenve (Variçelës)?

Burim infeksioni është njeriu i sëmurë me variçelë 1-2 ditë përpara se të shfaqet shpërthimi në lëkurë dhe derisa të zhduken koret. Është një sëmundje që përhapet në rrugë aerogene (ajrit) nëpërmjet spërklave të pështymës ose edhe indirekt nëpërmjet rrobave apo sendeve që ka në përdorim i sëmuri. Sëmundja ka kryesisht karakter sezonal dimër-pranverë.

Si zhvillohet sëmundja?

Virusi hyn në organizëm me anë të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, shumëzohet dhe përhapet në të gjithë sipërfaqen e lëkurës, në shtresën e sipërme të saj që quhet epiderma. Kështu formohen vezikulat (fshika të mbushura me lëng). Kur vezikulat çahen, formohen koret (krustat) që do të bien pas një ose dy javësh. Fshikat nuk dalin vetëm në lëkurë, por edhe në mukozën e gojës, në qiellzë, në laring, në faring, në mukozat gjenitale etj. Këto shoqërohen me një prurit (kruajtje) mjaft të shprehur.

Cilat mosha janë më të prirura të preken më tepër ?

Zakonisht preken femijet e vegjël. Së fundmi është vënë re që preken dhe të rinjtë dhe moshat e rritura sidomos të moshuarit që kanë një rezistencë më të ulët të organizmit ose vuajnë nga sëmundje kronike.

Hapat me të cilat zhvillohet sëmundja:
 
1. Virusi hyn ne organizëm nëpërmjet rrugëve të sipërme te frymëmarrjes dhe përhapet në të gjithë sipërfaqen e lëkurës, në shtresën e sipërme të saj ( EPIDERMA) 
2. Formohen vezikula( fshikëza të mbushura me lëng).
3. Kur vezikulat cahen formohen kore(krusta) të cilat bien per 1 deri në 2 javë. 
4. Fshikat nuk dalin vetëm në lëkurë por edhe në mukozën e gojës, qiellzë,faring,laring, ,mukozat gjenitale. Këto shoqërohen me një prurit (kruarje) mjaft të shprehur. 

Cilat janë shenjat klinike të sëmundjes ?

Periudha e inkubacionit (koha nga infektimi deri në shfaqjen e shenjave klinike) është mesatarisht dy javë. 
Fillimisht, shenjat janë të përgjithshme: temperature 38 gradë, parehati e përgjithshme.
Shenja e pare në lëkurë është një kruajtje (prurit) në të gjithë trupin dhe një skuqje e lehtë qe të kujton fillimin e fruthit. 
Pas këtij fenomeni, brenda 24 orëve shfaqen fshikat (vezikulat) e para, me lëng të qartë dhe rrethuar nga një unazë e kuqe. Temperatura dhe shenjat e tjera të përgjithshme nuk zgjasin më shumë se 3-4 ditë.
Për 2-3 ditë fshikat çahen, nxisin të kruara dhe formohen krusta (kore) që bien në ditën e dhjetë duke lenë në mënyrë kalimtare një lëkurë të dëmtuar kur nuk ka infeksione nga gërvishtjet. 
Është karakteristike për këtë sëmundje që brenda një jave ndodhin 2-3 shpërthime të tilla në lëkurë, pra në të njëjtën pjesë të trupit hasen njëkohësisht elemente të lëkurës në faza të ndryshme zhvillimi. 
Çdo shpërthim i tillë shoqërohet me ngritje të temperaturës 38-39 gradë Celsius, si edhe me limfinoduj (gjendra) kalimtarë. Shërimi bëhet vetiu brenda 10-15 ditëve (në një subjekt me imunitet të ruajtur)

Cfarë të përdorim që irritimet e lekurës të minimizohen maksimalisht? 
Këshilla :

Nganjëherë mund të kemi mbi-infeksion të lëkurës, si rezultat i pruritit të shprehur (kruajtjes). Këto janë raste që duhen trajtuar me antibiotikë, por vetëm nga mjeku.
Një ndërlikim tjetër mund të jetë pneumonia, të cilës i duhet kushtuar mjaft vëmendje sepse mund të ketë pasoja.

Shumë e rëndësishme është të qetësohen kruajtjet me barna antihistaminike (kundër kruajteve) sepse të sëmurët rrezikojnë për mbi-infeksione. SUGJERIM : Kremra me përmbajtje panthenol – Friocalm 

Mund të përdoren dhe kremra për të përthare më shpejt fshikëzat dhe most ë ngelin shenja.
SUGJERIM: Corneo Sensilium 

FRIOCALM : 
-Krem qetësues për lëkurë të irrituar. 
-Ofron hidratim afatgjatë dhe lehtësim të mënjëhershëm të kruarjes. 
-Aplikohet lehtësisht dhe përthithet menjëherë.
-Rekomandohet për femijët, të rriturit dhe foshnjet. 



CORNEO SENSILIUM:
-Krem për riparimin e lekurës së dëmtuar
-Forcon dhe rivendos shtresën fiziologjike të epidermës
-Hidraton,eleminon thatësinë,lehtëson acarimet,kruarjet.




Shto udhëzime speciale për porosinë tuaj
Kupon Kode